Orav: Kushtet në burgjet e Maqedonisë janë shumë të këqija

Menaxhimi i dobët, kushtet e këqija materiale, mbrojtja e përkufizuar shëndetësore dhe shumë parregullësi tjera i ka përmendur mbrëmë në Prilep në një tribunë euro-ambasadori në Maqedoni, Aivo Orav.

“Mungesë nga aktivitete arsimore dhe rehabilituese, veçanërisht për adoleshentët, mekanizëm i pavarur në kontroll me qëllim që të dënohen fajtorët, janë çështjet të cilat duhet të përmirësohen. Gjithashtu edhe numri i tepërt i të burgosurve në një burg mbetet për 25 për qind më shumë”, tha ambasadori Orav, transmeton Utrinski Vesnik. 

Nga ana tjetër nga Drejtoria për mbajtjen e dënimeve kanë theksuar se janë investuar nëpër burgje më shumë se 50 milionë euro për rekonstruimin e katër burgjeve, si dhe janë ndërtuar 63 mijë metra katrorë, kurse deri në fund të prillit pritet të fillojë me punë edhe burgu i Kumanovës.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button