Anketë e ‘Societas Civilis’: 34% e të anketuarve nuk duan të vaksinohen kundër kovid-19

Rreth 34 përqind e të anketuarve të Institutit për demokraci Societas Civilis u përgjigjën se nuk do të vaksinohen kundër kovid-19, ndërsa 16 përqind nuk kishin përgjigje nëse duan të vaksinohen. 50 për qindshi tjetër shprehën gatishmëri për t’u vaksinuar kur iu parashtrua pyetja nëse do të vaksinoheshin nesër, nëse do të kishte vaksina në dispozicion, transmeton Portalb.mk.

Anketa në terren u zhvillua me 1.010 të anketuar në periudhën 17 shkurt – 10 mars 2021, ndërsa pyetjet kryesore të ishin në lidhje me punën e Kuvendit.

Shumica e atyre që thanë se do të vaksinoheshin zgjodhën vaksinën Pfizer si vaksinën më të mirë (39 përqind), më pas atë ruse Sputnik V (21 përqind), pastaj Sinofarm(6 përqind),  “Modernën“(5 përqind), ndërsa me numër më të ulët u rendit vaksina “AstraZeneka”(2 përqind).

Interesant është edhe numri se 27% të qytetarëve nuk dinë ose nuk kanë përgjigje se cilën vaksinë preferojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button