Bejta: Shehtanski thotë të pavërteta, nuk është anuluar vendimi për Haradinajn
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka hedhur poshtë deklaratat e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale, Vanço Shehtanski se ka anuluar vendimin për shpallje të Ramush Haradinjat si “Qytetarë nderi” i Tetovës.
“Deri në këtë moment zyrtarisht nuk është anuluar vendimi i Këshillit të Komunës së Tetovës për shpalljen e z. Ramush Haradinaj si “Qytetar Nderi” të Tetovës. Pohimet dhe deklaratat e Shehtanskit janë të pavërteta, sepse as dje e as sot nuk është nënshkruar dhe lëshuar nga arkivi i ministrisë asnjë vendim që do të anulonte vendimin e Komunës së Tetovës” shkruhet në reaksionin e dikasterit që udhëheq Nevzat Bejta.
Mbetet e paqartë se çfarë po ndodh mes Bejtës dhe Shehtanskit, njëri vendos tjetri anulon vendimet? /PortAlb