Android “mposht” iPhone5

Cili është më i mirë Android, apo iPhone? Beteja vazhdon në treg, por edhe te përdoruesit e shumtë të telefonave inteligjentë.

Motorola Atrix HD dhe Droid Razr M kanë rezultuar si telefonat më të përdorur në tregun botëror, ndërsa iPhone 5 ka zënë vendin e pestë.

Kjo do të thotë se pajisjet Android janë duke u shitur më shumë se sa iPhone. Sipas informacioneve, konsumatorët janë më të kënaqur me pajisjet e tyre që bazohen në platformën mobile të Google.

Studimi është shtrirë në 94.000 përdorues të telefonave inteligjentë në tregun amerikan dhe ka rezultuar se iPhone 5 renditet i pesti, pas katër rivalëve që bazohen në sistemin Android.

Edhe pse Apple ka krijuar njërën nga pajisjet më të zhvilluara, rivalët e tjerë duket se kanë pushtuar tregun me modelet e telefonave inteligjentë Android.

Lajme të ngjashme

Back to top button