Xhaferi për ligjin për regjistrim: Nuk mundemi të punojmë sipas marrëveshjeve partiake

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencën e sotme për media, nuk precizoi nëse sot do të përfundojnë ndryshimet në ligjin për regjistrim për të cilat arritën marrëveshje pushteti dhe opozita. Me ndryshimet regjistrimi edhe zyrtarisht duhet të prolongohet për në shtator, transmeton Portalb.mk.

“Rregullorja cakton afati dhe procedura ligjore për shkak të së cilave nuk mund të precizohet tajmingu për miratimin e tyre në Kuvend. Tani për tani është e pasigurt as fillimi i seancës në të cilën do të miratohet nevoja e ndryshimeve të ligjit për regjistrim. Sepse, thash edhe në fillim, çdo vendim çfarë do qoftë, dhe kam thënë se është vendim i gabuar në atë mënyrë të negociatave, duhet të ndiqet me procedurat e Kuvendit. Nuk mund të punojmë sipas marrëveshjeve partiake”, tha Xhaferi.

Ndryshimet e ligjit dje u miratuan në seancë qeveritare dhe nga Qeveria deklaruan se nuk presin pengesa në miratimin e ndryshimeve në Kuvend, por kryeparlamentari dje tha se “puna nuk mund të shkojë aq lehtë”, sepse ka procedura.

Ai tha sot se për shkak të procedurave në Kuvend, ai duhej të ishte prezent në takimin e liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kur kanë biseduar për ndryshimet e ligjit për regjistrim.

Kryeministri, Zoran Zaev dhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski të hënën u dakorduan  rreth të gjithave temave të takimit tet-a-tet, ku nuk ishin pjesëmarrëse partitë shqiptare. Përkatësisht, ata arritën marrëveshje për prolongim të regjistrimit të popullsisë, rreth imunizimit të popullatës, zhbllokimit të Kuvendit dhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat duhet të miratohen në Kuvend. Zaev tha se partnerët shqiptar të koalicionit i ka konsultuar përmes telefonit, ndërsa Mickoski u shpreh se në këtë moment nevojitet kualitet dhe jo kuantitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button