Sonte Europa League, Xhaka përballë Canës

Ndeshjet e kompeticionit Europa League do të zhvillohen sonte në ora 19 dhe 21 ku spikasin disa ndeshje  interesante si Leverkuzen – Benfika, Ajax – Steaua, Totenham – Lyon si dhe përballja mes dy shqiptarëve B.Monchengladbach dhe Lazio ku mesfushori Granit Xhaka do të ketë përballë kapitenin e kombëtares shqiptare Lorik Cana.

“Mirëmëngjesi nga Gjermania e ftohtë. Sot do luajmë ndeshjen kundër Borussia M’gladbach për 1/16 e Ligës së Evropës”.

“Shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv por më gëzon më shumë fakti që do takoj mikun tim me gjak shqiptari Granit Xhakën. Shpresoj ta nisim të dy ndeshjen që nga minuta e parë. Forza Lazio!”, ka shkruar Cana në profilin e tij në Facebook. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button