Ferguson: Mesi? Asnëherë nuk do t’i bënte mrekullitë e Ronaldos

Trajneri i Mançester United, Aleks Ferguson, është shprehur i lumtur pas barazimit 1:1 me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”. Profesori e ka shprehur edhe njëherë veten si një tifoz i flaktë i Ronaldos.

“Jam i lumtur se kemi shënuar gol. Ai gol i Wolelbeck është shumë i vlefshëm. Ne arritëm ta ruajmë portën tonë në shumë situata të pakëndshme, prandaj nuk kam se si të mos jem i lumtur”, ka thënë Ferguson.

“Në pjesën e parë ishim plotësisht të shtrydhur. U kthyem thuajse të gjithë deri te De Hea, prandaj nuk është çudi që Reali çdo pesë minuta kishte raste të mira. Në vazhdim të ndeshjes u përmirësuam, arritëm të dalim përpara dhe mbrojtja jonë nuk ishte më brenda 16 metërshit. Gjithsesi, kjo ishte një ndeshje shumë intensive, ku edhe ne kishim rastet tona, sidomos në pjesën e dytë, kur luajtëm shumë më mirë sesa në pjesën e parë.Na pret një ndeshje mjaft interesante në ‘Old Trafford’ dhe gjithçka mbetet e hapur”.

Ferguson nuk harroi ta lavdërojë ish-yllin e skuadrës së tij, Kristiano Ronaldo, i cili nuk e festoi golin në shenjë respekti për “Djajtë e Kuq”.

“Fola me Kristianon pas ndeshjes, pasi erdhi në dhomat e zhveshjes dhe u ul për të biseduar me djemtë tanë. Ai ka kaluar 6 vite me ne dhe jam shumë krenar se sa është përmirësuar. Unë fillimisht fajësova Evrën që nuk u përpoq të ndalte gjuajtjen e tij me kokë, por pastaj pashë përsëritjen e atij rasti në TV dhe mu duk vetja pak i çmendur. Gjuri i Kristianos ishte thuajse aq lart sa koka e Evrës, diçka fenomenale. Nuk mendoj se ndonjë lojtar tjetër në botë mund ta bëjë një gjë të tillë, me siguri jo Mesi”, ka nënvizuar trajneri skocez. 

Lajme të ngjashme

Back to top button