Dhurata e Shën Valentinit, vret të dashurën aksidentalisht

Ylli paraolimpik nga Afrika e Jugut Oscar Pistorius u arrestua nga policia pasi qëlloi të dashurën e tij, duke kujtuar se ishte një hajdut. Reeva Steenkamp, e cila mendohet se kishte përgatitur një suprizë për Shën Valentinin ka marrë prej të dashurit disa plumba në shtëpinë e tij. 

30-vjeçarja, ish- modele po dilte me Pistorius prej dy muajsh. Një ditë më parë ajo ishte shprehur e lumtur në Twitter për Shën Valentinin. Pistorius, 26 vjeç,njihet edhe si “Blade Runner” dhe shpesh etiketohet si njeriu më i shpejtë në botë pa këmbë. Ai është bërë i pari atlet pa këmbë, që ka garuar në Olimpiadë, duke arritur edhe gjysmëfinalet në Londër 2012. 

Lajme të ngjashme

Back to top button