Papa: Kush jam unë të gjykoj homoseksualët?

Papa Françesku është kryesuesi i parë i Selisë së Shenjtë që porosit haptas që homoseksualët nuk duhen gjykuar e as margjinalizuar, por ata duhet të integrohen në shoqëri. Paralelisht, papa porositi se, për femrat, “dyert e Kishës do të mbesin të mbyllura”.

Me t’u kthyer nga Brazili, para gazetarëve të tubuar, papa deklaroi se, homoseksualët nuk i gjykon, por e gjykon lobin homoseksual, i cili, sipas tij, paraqet “një problem serioz”.

Në këtë kuptim, papa Françesku përkujtoi edhe njërën prej doktrinave universale të Kishës Katolike, e cila thotë se, nuk është mëkat orientimi homoseksual, por akti homoseksual.

“Nëse një person është homoseksual, dhe veç kësaj është në kërkim të Zotit, dhe ka vullnet të mirë, atëherë kush jam unë që ta gjykoj atë”, shtroi pyetjen ai.

“Katekizmi i Kishës Katolike e sqaron këtë më së miri. Ai thotë se, ata nuk guxojnë të margjinalizohen (për shkak të orientimit të tyre), por duhet të integrohen në shoqëri”, theksoi papa në gjuhën italiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button