Mbi 2.000 sipërmarrës të RMV-së këtë fundjavë u vaksinuan në Serbi

Më shumë se 2,000 biznesmenë, të cilët janë anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë, këtë fundjavë, kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër covid-19 në Serbi. Siç informon Oda Ekonomike, biznesmenët maqedonas morën vaksinën e “AstraZenekas” në sallën sportive “Çair” në Nish, transmeton Portalb.mk.

Biznesmenëve iu është caktuar rivaksinimi më 19 dhe 29 qershor.

“E organizuam me mbështetjen e Odës Ekonomike serbe në kuadër të Forumin e Investimeve të Odës(FIO). Çdo gjë shkoi mirë”, theksojnë nga Oda.

Një numër i madh qytetarësh, dje shkuan në Nish, të paparaqitur për vaksinim, por përfunduan me imunizim deri në orën 20:00.

“Në këtë aksion të parë, praktikisht mundësuam vaksinimin e anëtarëve që janë pjesë e organeve dhe strukturave menaxhuese të Odës, ndërsa numri i vaksinave u përcaktua ngaOda serbe për secilën nga dhomat anëtare të FIO”, thonë për MIA-n nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button