Mickoski theksoi dy kërkesa në bisedën telefonike me Palmerin

Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, zhvilloi bisedë telefonike me zv.ndihmës sekretarin amerikan, Metju Pallmer, transmeton Portalb.mk.

“Nevojitet zgjidhje cilësore për regjistrimin e popullsisë, si dhe marrëveshje përfundimtare me fqinjin lindor”, deklaroi Mickoski, duke theksuar që në marrëveshjen finale mos të përfshihen kompromise të identitetit kombëtar.

Mickoski propozoi që Bullgaria të mos kushtëzojë hapjen e negociatave, ndërkohë çështjet bilaterale të zgjidhen jashtë procesit eurointegrues.

“Në bisedë është rikonfirmuar miqësia strategjike me SHBA-në dhe angazhimi për përmbushjen e agjendës së NATO-s dhe vlerave demokratike të nevojshme”, raportojnë nga partia në lidhje me bisedën telefonike.

Në takim gjithashtu Mickoski ka theksuar nevojën për dialog në nivel të lartë për çështje të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button