VMRO ka refuzuar dhe fyer iniciativën e AMAN,s’ka rikthim të rrymës së lirë

Iniciativa qytetare AMAN për ndryshime në ligjin për energjetikë ka dështuar pasi që deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër sot në Parlament. Me 49 për, 11 të përmbajtur dhe 4 kundër, deputetët e votuan konkluzionin e dy Komisioneve të Parlamentit të cilat ishin kundër iniciativës për rikthimin e tarifës së lirë të rrymës.

Deputetët shqiptar nga BDI në foltore e kanë mbështetur iniciativën por në votim kanë qenë të përmbajtur ndërsa përkrahje të plotë iniciativa kishte nga PDSH dhe RDK.

Nga AMAN thonë se vendimi i tillë nuk ka habitur ata dhe se si hap të ardhshëm do të kenë rikthimin e protestave dhe organizimin e referendumit për të cilin do të duhen 150 mijë nënshkrime.

Portalb në analizën ekonomike shtjellon çështjen e shpalljes së referendumit: A do të votojnë qytetarët kundër vetes

Njëkohësisht deri sa përfaqësuesja e AMAN-it, Zorica Dimovska ka prezantuar arsyet pse kërkohet ri-kthimi i tarifës së lirë të rrymës, deputetët e VMRO-së e kanë ofenduar atë me fjalë.
Aktivistët e AMAN kanë reaguar duke thënë se VMRO DPMNE ka nevojë të mbajë orë për demokracinë
.
“Se politikanët rrallë herë vendosen në anën e popullit këtë e dimë. Por mua më interesonte “kultura” e deputetëve të VMRO-së të cilët zonjës Zorica i bërtitën me fjalët: “komuniste”, “shporru” e tjerë” shkruan Petrit Saraçini në Facebook.

“Depuetëtë e VMRO-DPMNE-së menjëherë të nisin të marrin orë për demokraci parlamentare sepse ata sot e kanë ofenduar Zorica Dimovën me fjalë dhe komente të pahijshme” shkruan aktivistja Jasmina Gollubovska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button