(Video) Tetovë, zbulohen 10 kg marihuanë

Policia e Tetovës, mbrëmë zbuloi 10kg marihuanë në oborrin e një shtëpie të lëshuar në fshatin Falish. Droga është gjetur në një veturë “BMW 523” me regjistrim të Tetovës pronësi e 25 vjeçarit nga po i njëjti fshat. 

Sipas policisë, droga është e kualitetit të lartë dhe në tregun evropian mund të arrijë një vlerë prej 50.000 euro.

Pas përfundimit të dokumentacionit nga Prokuroria publike, ndaj 25 vjeçarit A.B, për arsye të dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim dhe lëshim i pa autorizuar në treg i lëndëve narkotike”  e dënueshme me nenin 125 kreu 1 kushtetuta e RM-së. Personi në fjalë për momentin është i pakapshëm nga policia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button