LSDM-ja nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale dhe i kthen mandatet e deputetëve

LSDM-ja dhe “Bashkimi për ardhmërinë” vendosën që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe t’i kthejnë mandatet e deputetëve, njoftoi sot nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev. Ai foli në protestën para Ministirsë për bujqësi dhe e konfirmoi lajmin e mëhershëm.

– Dorëheqjet e të gjithë deputetëve të LSDM-së janë nënshkruar dhe janë deponuar në parti. Për shkak se nuk ka marrëveshje me kryeministrin Nikolla Gruevski për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale – tha Georgievi.

Etiketimet e djeshme të kryeministrit Gruevski, ai i quajti se janë rezultat i “personalitetit të ndarë”.

– Unë nuk e di se si mund të komentohet deklaratat e kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili në tubim publik, liderin e LSDM-së e quajti grek më të madh edhe se vetë Zorba, por e di se në terminologjinë shkencore kjo quhet sindrom i personalitetit të ndarë dhe ajo deklaratë është paradoksale – tha nënkryetari i LSDM-së.

Georgievi vlerësoi se kryeministri nuk ka qëndrim të definuar sa i përket asaj se cili është pozicioni i opozitës sa i përket kontestit të emrit.

– Deri dje ne ishim tradhëtarët, e tani Gruevski dëshiron ta zgjidhë çështjen e emrit. Ne e paskemi sabotuar, thjesht kryeministri duhet të vendosë se cili është qëndrimi i tij. Pakoja e masave të cilën e propozoi ai nuk kanë asnjë domethënie deri sa nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakoshme parlamentare. Sipas deklaratave të tij, kjo nuk do të ndodhë. Është e qartë se kanë për qëllim që Maqedoninë ta fusin në një skenar tërësisht totalitar, tha Georgievi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button