Strugë, NN ‘Proaqua’ probleme financiare, 100 puntorë në pushim të detyruar

Gjendja e rënduar ekonomike, para kolapsit ka detyruar menaxhmentin drejtues të ndërrmarrjes ndërkomunale ‘’Proaqua’’,që  rreth 100 punëtorë të saj t’i dërgoj në pushim të detyruar që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, sipas një programi të afatizuar .

Drejtori i Njësisë së ndërrmarrjes në Strugë, Vait Ajro potencon që kjo masë merret për të lehtësuar dhe përmirsuar performancën financiare të komanisë.Gjithashtu, sipas Ajros me këtë hap do të kursehen mjete e nevojshme  që do të destinohen për dhënien e rrogave të prapambetura, si dhe njëkohësiht   do të lehtësohet dhënijen e kartonave jeshil  shëndetësor për të punësuarit, një hendikep me pasoja të pallogaritshme për të punësuarit  që deri tani u është dashur të paguajn për shërbimet mjekësore si pasoj e mos pagimit të kontributeve në mënyrë të rregulltë, transmeton Strugalajm.

’’Pavarsisht këtij vendimi ne garantojm  se shërbimet që ofron ndërrmarrja do jenë eficente edhe në të ardhmen dhe nuk do të penalizojn  komunitetin dhe qytetarët.Në punë do vazhdojnë të angazhohen një pjesë e puntorëve për kryerjen e detyrave të nevojshme dhe nuk do të kemi probleme,shkuarja në pushim të detyruar me rrogë të paguar prej 70 % të vlerës do të bëhet në mënyrë periodike që mos reflektohet në organikën e ndërrmarrjes’’, potencon drejtori Vait Ajro.

Ndërrmarrja publike ndërkomunale e ujësjellësit dhe kanalizimit”Proaqua” ,është themeluar nga komuna e Ohrit dhe Strugës me seli në Strugë që për drejtor gjeneral ka gjithmon kuadër të propozuar nga Komuna e Ohrit për të cilin pëlqim duhet të jap edhe krytari i komunës së Strugës, sipas statutit organik të saj.

Ndërrmarrja ”Proaqua” ka disa vite që ballafaqohet më vështirësi të theksuara financiare dhe me detyrime të mëdha ndaj kredidhënsve dhe EVN-së,situatë e cila ka rezultuar me vështirësi të mëdha në dhënien e rrogave për të punësuarit.Kjo situatë  e rëndë ka detyruar menaxhmentin e kësaj ndërrmarrje që pothuajse cdo vit një pjesë të punëtorve t’i dergojn në pushim të detyruar, me qëllim që të përmirsoj situatën financiare e cila  në vazhdimësi prej vitesh është para kolapsit .

Të gjithë shpresat për daljen nga kriza janë te dhënija e ‘’Proaqua’’ me koncesion,por edhe ky proces po rezulton me probleme sepse deri tani nuk duket asgjë konkrete në këtë drejtim sepse dy komunat nuk kanë arritur një pajtueshmëri .Ndërkohë, dy komunat si ajo e Ohrit dhe Strugës në vazhdimsi kanë kërkuar që ndërrmarrja e përbashkët ndërkomunale’’Proaqua’’ të ndahet jurdikisht ndërmjet dy komunave por kjo kërkesë e përsëritur nuk ka gjetur mbështetjen në ministrin e financës për arsye të kredisë disamiljonshe në euro që ndërrmarrja ka marr në një bank ndërkombëtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button