Microsoft në bisedime për të blerë Discord

Microsoft është në bisedime për blerë komunitetin e fokusuar drejt gaming Discord për mëse 10 miliardë dollarë sipas Bloomberg. Shefi i Xbox Phil Spencer thuhet se është duke biseduar me Discord për një marrëveshje potenciale, shkruan Pcworld.al.

Megjithatë sipas burimeve të Bloomberg, Discord është më i interesuar të dalë publikisht sesa të shitet. Sipas medias në fjalë Epic Games dhe Amazon gjithashtu kanë diskutuar për blerjen e Discord në të kaluarën.

Platforma ka 140 milionë përdorues aktivë në muaj dhe gjeneroi 130 milionë dollarë të ardhura vitin e kaluar. Wall Street Journal thoshte se kompania ende nuk është fitimprurëse. Vlerësimi më i fundit ishte në Dhjetor për 7 miliardë dollarë dhe gjeneroi 100 milionë dollarë të ardhura.

Discord është falas për tu përdorur por kompania bën para përmes abonimeve 9.99 dollarëshe Nitro me funksione të avancuara si screensharing, pako ekstra sticker dhe limite ngarkimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button