“Monstra”: Ekspertët e mjekësisë ligjore i prezantuan konstatimet e tyre

Konstatimet e ekspertëve të mjekësisë ligjore, që u prezantuan në seancën e sotme në Gjykatën penale, dëshmojnë se pesë të vrarit te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit të kaluar së pari kanë qenë të shtrirë në tokë e pastaj janë ekzekutuar.

Në seancën e sotme, në kuadër të procedurës për prezantimin e dëshmive, përveç Mjekësisë ligjore, dëshmi do të prezantojnë edhe ekspertët nga Teknika kriminalistike e MPB-së. Ata do t’i prezantojnë dëshmitë e tyre, pas pauzës, në pjesën e dytë të seancës. 

Paraprakisht ekspertët e mjekësisë ligjore i prezantuan konstatimet e tyre për vdekjen e Cvetanço Acevskit, Filip Sllavkovskit, Kire Triçkovskit, Aleksandar Novakovskit dhe Borçe Stefkovskit. Të gjithë janë vrarë me armë zjarri, ndërsa në momentin kur është gjuajtur mbi ta, të gjithë kanë qenë të kthyer me fytyrë nga toka – lëndimet hyrëse te të pestit janë në pjesët e prapme të trupit dhe të kokës.

Te Cvetanço Acevski lëndimi vdekje prurës ka qenë në kokë, te Filip Sllavkovski në zemër, te Kire Triçkovski ka pasur shkëputje të trurit të kurrizit, te Aleksandar Nakovski, plumbi që ka hyrë ka shkaktuar dëmtim të zemrës dhe të mushkërive të bardha ndërsa te peshkatari Borçe Stevkovski, plumbi ka hyrë në zverk, ka bërë dëmtim të trurit në formë të kanalit dhe ka dalë në tëmthin e djathtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button