LSDM dorëhiqet pas 3 ditëve, nëse Gruevski nuk mbushet me mend

Opozita maqedonase “Koalicioni për ardhmëri” ka përgatitur dorëheqjet e deputetëve të tyre dhe do ti dorëzojë në rast se brenda këtyre tre ditëve, kryeministri Nikolla Gruevski, sipas tyre, nuk mbushet me mend dhe nuk organizon zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Kështu u shpreh deputeti i LSDM-së, Goran Misovski sot në protestën e tyre para Drejtorisë së të ardhurave publike.

“Nuk mundet që me opozitë të rrejshme e cila i ngjason gomave të shfryra, Gruevski të shkojë në zgjedhje. Është gënjeshtër se deputetet e Koalicionit nuk dëshirojnë të japin dorëheqje” tha Misovski.

Ai theksoi se ndryshimet në Rregulloren e parlamentit pa praninë e opozitës maqedonase është një vepër penale ndërsa sipas tij, fakti që kufizimi i diskutimeve nuk vlen edhe për Ligjin për Branitella paraqet një plotësim dëshirash i Gruevskit ndaj Ali Ahmetit.

“Kjo i ngjason momentit të pirjes së kafes. Ahmeti me gisht duke menduar një dëshirë do të shtypë në filxhanin e Gruevskit dhe ky i fundit menjëherë ia plotëson atë. Gruevski është një patriot i rrejshëm që nuk dëshiron ta miratojë ligjin për Branitella” tha Misovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button