Sela: Pa kuorum mund të sillni vetëm rregulloren e VMRO-DPMNE-së, e jo të parlamentit!

Fillimin e punës së Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit e ka dënuar ashpër Zijadin Sela, zëvendës koordinator i grupit parlamentar të PDSH-së.

‘Unë nuk shoh se në sallë ka kuorum. Kuorumin ua përbejnë vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së. Çfarë është ky kuorum? Ku i keni deputetët e BDI-së? Ata e ngritin gishtin në seanca plenare, ndërsa kur duhet të diskutojnë nuk janë. Sipas kuorumit ju mund të sillni rregulla të VMRO-DPMNE-së, por jo edhe rregulla të parlamentit republikan’ tha Sela.

Në Komision, përveç deputetëve, anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, ishin të pranishëm edhe deputetët Zijadin Sela nga PDSH-ja, Izet Zeqiri nga RDK-ja, por ata për shkak që nuk janë anëtarë të këtij grupi punues nuk kanë të drejtë të sjellin amendamente, e as të votojnë ose të sjellin vendim. Ata kanë të drejtë vetëm të marrin pjesë në seancë dhe të diskutojnë, Sela për këtë arsye kërkoji nga kryetari i Komisionit Aleksandar Nikollovski që të ndërpritet seanca.

‘Ju duhet ta ndërpritni punën e këtij komisioni. Unë nuk them se nuk duhet të ndryshohet rregullorja, duhet të ketë ndryshime, sepse nuk duhet të lejohet bllokimi i Kuvendit nga ana e secilit deputet që i kujtohet’ tha Sela 

Ndërkaq, deputeti tjetër i PDSH-së, Bekim Fazliu serish kerkoi procedurale ne shenjë proteste se fjalimet e tyre në Parlament nuk dëgjohen në gjuhën shqipe në kanalin e Parlamentit. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button