Opozita proteston para Drejtorisë për të Hyra Publike

Me fillim në orën 12, sot opozita e bashkuar, do të proteston para Drejtorisë së Të Hyrave Publike, me ç ‘rast edhe një herë do të përpiqet të shpreh revoltin ndaj garniturës qeverisëse.

Pasi që gjatë ditës së djeshme, simpatizantët e opozitës u mblodhën para Komisionit për Antikorrupsion, kjo është dita e dytë gjatë që opozita po vë në lëvizje strategjinë e saj të re, me të cilën planifikohet që protestat të mbahen para institucioneve që llogariten si të uzurpuara nga Qeveria. 

Ndërkaq, në një deklaratë për NovaTV, deputetja nga radhët e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, dje ka informuar se opozita është e gatshme që të kthehet në Kuvend, por vetëm për formimin e Komisionit Anketues në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button