Testi prestigjioz i gjuhës angleze TOEFL do mbahet në UEJL

Testimet e TOEFL dhe TOEIC, nga dita e sotme do mund të mbahen edhe në Universitetin e Evropës Juglindore, falë nënshkrimit të kontratës mes rektorit Zamir Dika dhe drejtores së qendrës për furnizime në rajon me testet Toefl, Ines Dika nga Tirana si dhe menaxheren e qendrës TOEFL nga SHBA, Lizeila Martijin. Në vit, në tërë botën zhvillohen afër 50 milion testime të tilla.

“Nga sot me TOEFL certifikimet ju mundësohet te gjithë studenteve në Maqedoni që dëshirojnë që një pjesë të studimeve ta zhvillojnë në universitetet botërore me këtë certifikim iu jepet kjo mundësi. Po ashtu dua të theksoj se UEJL nuk bëhet vetëm qendër për dhënien e certifikatave por ne do jemi edhe një qendër për përkrahjen e të gjithë atyre që duan të marrin këtë certifikim përmes trajnuesve të certifikuar dhe metodologjive të sofistikuara për mësimdhënie dhe mësim-nxënie”, tha Zamir Dika, rektor i UEJL-së.

“Kjo ishte një nga marrëveshjet më të suksesshme deri tani dhe madje jo rastësisht, por për shkak të reputacionit të këtij universiteti dhe rektorit të tij zotit Zamir Dika dhe stafit të tij. Unë jam shumë e sigurt se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje kjo do jetë një vlerë e shtuar për diplomat e të gjithë atyre studentëve që do dalin nga ky universitet”, tha Ines Dika, drejtore e ETS Global – Tiranë.

Menaxherja e qendrës TOEFL Lizaila Martijin tha se rëndësia e testimit të tillë, rritet nga dita në ditë, jo vetëm për studime por edhe për punësime jashtë vendit. 

Testet ITIC, bashkë TOEFL dhe TOEIC janë shumë të rëndësishme kur bisedohet për profesionalizimin e anglishtes. UEJL-ja, së shpejti do fillojë edhe me trajnimet paraprake për testimet e lartë-përmendura

Lajme të ngjashme

Back to top button