Anëtaret e BE-së nuk mund të dakordohen se çfarë të bëjnë në të ardhmen me migrantët

Ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të BE-së u takuan për të diskutuar marrëveshjen e ardhshme për migrim, por dështuan të arrijnë ndonjë rezultat ose progres, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët e BE-së diskutojnë se si të menaxhojnë migracionin brenda bllokut, duke përfshirë atë se kush do të merret me kërkesat e azilit dhe si t’i bëjnë vendet jo-anëtare të BE-së të marrin përsëri migrantët që nuk kanë leje qëndrimi. Komisioni Evropian paraqiti një projekt-marrëveshje për migrim në shtator, por asnjë përparim nuk është bërë që të kthehet i njëjti në ligj.

Anëtaret kufitare të BE-së kërkojnë që të ndryshojnë rregullat për azil, me qëllim që të gjitha vendet të ndajnë barrën e kërkesave për azil. Sipas rregullave aktuale, vendi i parë në të cilin hyjnë migrantët duhet të merret me kërkesat e azilit.

Ministrat e BE-së tani për tani nuk dinë edhe si duhet të duket bashkëpunimi në këtë drejtim me vendet që nuk janë pjesë e bllokut. Sipas Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mas, ajo duhet të bazohet në parimin e ‘principit të karrotës dhe shkopit”.

Sipas burimeve në Bruksel, mendimet aktualisht janë aq të ndryshme sa që nuk mund të pritet asnjë progres i dukshëm në të ardhmen e afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button