Prizma: 14 të akuzuarve në rastin “Titanik” u është vjetruar nga një lëndë

Katërmbëdhjetë të akuzuar në lëndën për mashtrim zgjedhor “Titanik”, të cilët PSP-ja i ngarkoi si përbërës të një grupi të shoqatës kriminale, nuk do të përgjigjen për këtë vepër penale pasi lënda u është vjetruar vitin e kaluar, shkruan “Prizma“, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të thotë që ish-deputeti Ilija Dimovski, ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Biljana Brishkovska-Boshkovska, ish-kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko, Munir Pepiq dhe të tjerët do të qëndrojnë në bankën e të akuzuarve, por iu “minusohet” një vepër penaëe për të cilin fillimisht ishin të akuzuar.

Dënimi i paraparë për këtë vepër është deri në tre vjet burg, që do të thotë se vjetërsimi absolut ndodh pas gjashtë vjetësh. Për shkak se të akuzuarit kryen veprat e tyre të fundit në vitin 2014, afati gjashtë-vjeçar skadoi vitin e kaluar.

Sidoqoftë, e njëjta vepër nuk u vjetrua për organizatorët e grupit, përkatësisht Nikolla Gruevskin, Mile Janakieskin, Kiril Bozinovskin, Gordana Jankuloskën, Martin Protugjerin. Për ta lënda skadon në vitin 2024.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë gjithsej 21 persona për veprën penale të lidhura me zgjedhjet. Ilija Dimovski, kësaj, akuzohet për keqpërdorim të fondeve për financimin e fushatës zgjedhore, Biljana Brishkovska-Boshkovski edhe falsifikim dokumentesh, Edmond Temelko për shkelje të së drejtës për të votuar dhe ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, Munir Pepiq edhe për shkelje të drejtës së votës, etj.

Seanca e parë gjyqësore për “Titanik” ishte caktuar për më 2 prill 2018, kurse aktualisht është ende në procedurë provash. Lënda konsiderohet si një nga më voluminoze të PSP-së me pothuajse 6.000 prova materiale, mbi 1.000 “bomba” dhe mbi 200 dëshmitarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button