Moti gjatë javës: Sot do të ketë erë të fuqishme
![Gjatë ditës së sotme në Maqedoni pritet të mbajë mot me vranësira dhe erë të fuqishme.](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/40E24C187F069FD4FA852AD90E6A2BA5.gif?fit=630%2C435&ssl=1)
Gjatë ditës së sotme në Maqedoni pritet të mbajë mot me vranësira dhe erë të fuqishme.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 3 °C, ndërsa ato të ditës do të luhaten prej 4 deri 13 °C.
Edhe në Shkup dhe rrethinë pritet mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit -1°C, ndërsa më e larta e ditës do të arrij 9°C.
Të mërkurën reshje shiu
Do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta se 1000 metër edhe borë. Do të fryjë erë e fuqishme 30 km/h. Temperaturat e mëngjesit do ulen në -2°C, ndërsa më e larta e ditës do të arrijë 11°C.
Të enjten, në orët e hershme të mëngjesit do të kemi paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës na presin periudha dielli.Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 4°C, ndërsa ata të ditës do të ngritën në 11°C.
Të premten, mot relativisht i qetë me vranësira mesatare dhe me periudha dielli, me temperatura prej minus 4 deri 10 °C.
Gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diell) pritet të mbajë mot me vranësira dhe periudha dielli. Temperaturat e mëngjesit do të ulen në -5°C ndërsa më e larta do të arrijë deri 10°C./Portalb