TVM hap kanalin e tretë në gjuhën maqedonase

Drejtori i TVM-së, Marjan Cvetkovski, thotë se brenda afatit kohor 45 deri në 60 ditë pas miratimit të ligjit për mediat audio vizuale, ligj i cili tani është procedurë parlamentare, do mund të filloj kanali i ri.

Ai nuk do të jetë i specializuar për një përmbajtje, por të do transmetojë sport, muzikë, programe filmike dhe emisione, njëjtë si programet e dyta që janë në Radio televizionet në Kroaci dhe Serbi.

Kanali do të jetë në gjuhën maqedonase.

“Kemi nevojë për një kanal të ri, sepse në kanalin e parë të TMV-së nuk ka vend të emitohet e gjithë përmbajtja për të cilën kemi të drejta autoriale”, tha Cvetkovski.

Kanali i tretë do ti përdorë resurset ekzistuese, dhe sipas Cvetkovskit puna e tij nuk do ta rëndojë buxhetin e TVM-së.

“Nuk do të harxhojmë më shumë se ajo që kemi shpenzuar deri më tani në servisin publik. Nuk janë parapara vende të reja pune, as blerja e një programi të ri të veçantë për kanalin”.

“Për programin që do të emitohet tashmë i kemi blerë të drejtat autoriale. Rreth 10 mijë orë në programin tonë të vjetër tani është në procesin e digjitalizimit dhe ashtu si do të përfundon procesi ajo do të transmetohet”, ka thënë drejtori, Marjan Cvetkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button