Fyle: Deri të mërkurën të zgjidhen mosmarrveshjet

Gruevski dhe Crvenkovski deri të mërkurën duhet t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet. Ky është afat i fundit që ua caktoi komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle, dy liderëve, të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së.

Mësohet se Fyle këtë fundjave ka kontaktuar me telefon Gruevskin dhe Cërvenkovsin, të cilëve ua ka tërhequr vërejtjen për pasojat e krizës politike ndaj raportit pranveror të Komisionit Evropian mbi përparimin e vendit.

Alsat mëson se për këtë arsye nesër në Shkup do të mbërrijë edhe drejtori për zgjerim i KE-së Stefano Sanino, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i Fyles. Sanino pritet që të realizojë takime të ndara me presidentin Ivanov, kryeministrin Gruevski, liderin e opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski si dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Përfaqësuesit evropian insistojnë që në zgjedhjet lokale të marrë pjesë dhe opozita, ndërkaq të mos hiqet dorë edhe nga krijimi i Komisionit hetimor që do të zbardhte incidentet e 24 dhjetorit. BE madje disa herë tërhoqi vërejtjen për respektimin e dialogut politik pasi në të kundërtën vendi do të kthehej shumë prapa. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button