SHHSHM-ja ngushëllon familjen e Prof. Dr Fadil Sulejmani

Shoqata e historianëve shqiptarë në Maqedoni ka dërguar një letër ngushëlluese familjes së Prof.Dr Fadil Sulejmani ku shpreh ngushëllimet ndaj familjes për vdekjen e themeluesit të USHT-së. Në letrën ngushëlluese të SHHSHM-së thuhet:

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, me dhimbje të thellë e mori lajmin që sot ndërroi jetë pishtari i arsimit shqip, themeluesi dhe rektori i parë i Universitetit të Tetovës, Prof.Dr. Fadil Sulejmani. 


Kontributi i tij ishte i veçantë dhe i jashtëzakonshëm për ngritjen e tempullit të dijes shqiptare në Maqedoni, në kushtet më të vështira të historisë më të re nëpër të cilat kaloi populli ynë.  
Njerëzit si prof.Sulejmani, që i dhanë aq shumë kombit dhe dijes, nuk vdesin kurrë, emrat e tyre shënohen me shkronja të arta të historisë sonë.

Me këtë rast, familjes Sulejmani, Universitetit Shtetëror të Tetovës, studentëve dhe gjithë shqiptarëve që kanë ndjerë dhimbje sot, u shprehim ngushëllime tona më të sinqerta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button