Galaxy S4 vjen në Evropë në prill

Samsung po bëhet gati të bëjë publik me 15 MArs telefonin inteligjent Samsung Galaxy S4, i cili do jetë pasardhësi i Galaxy S3.

Sipas blogjeve tenologjike, Samsung Galaxy S4 pritet të jetë në treg në fillim të muajit prill.

Edhe pse Samsung nuk ka njoftuar për ndonjë datë për publikimin e modelit të ri, në një deklaratë ka njoftuar se ka një interes në rritje për daljen e telefonit inteligjent Galaxy S, të cilin Samsung e ka krijuar si rival të denjë të iPhone.

Samsung ka njoftuar se tani po bëhet gati për Galaxy S4.

Sipas burimeve, Samsung Galaxy S4 do të dalë në Evropë dhe Azi nga fundi i prillit, ndërsa në Amerikë, Australia dhe Afrikë do të dalë nga maji ose qershori.

Lajme të ngjashme

Back to top button