Ahmeti dhe Thaçi ngushëllojnë familjen Sulejmani

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi kanë dërguar letra ngushëllimi deri te familja e të ndjerit, ish rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fadil Sulejmani i cili vdiq mbrëmë.

Letra e Ahmetit:

Më lejoni ju lutem që në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, z. Fadil Sylejmani.

Z. Sylejmani do të mbetët në kujtimet tona si një veprimtar i shquar i arsimit në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe kontribues në themelimin e Univerzitetit Shtetëror të Tetovës.

Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjes Sylejmani për humbjen e tyre, por njëkohësisht jemi të sigurt që z. Fadil Sylejmani dhe familja e tij, ashtu si edhe ne, mbetën krenar për arritjet e Universitetit Shtetëror të Tetovës, për të cilin ai punoi shumë.  

Letra e Thaçit:

Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj, Rektorit të parë të Univerzitetit shtetëror të Tetovës z.Fadil Sulejmanit. 

Përkushtimi, puna dhe veprimtaria e tij radhitet në grupin e kontribuesve më të përkushtuar të arsimit shqip në Maqedoni. 

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emër tim personal, më lejoni që të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, bashkëpunëtorëve, dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button