Negotina ndaloi shfrytëzimin e hapësirave publike për ata të cilët nuk janë banorë të kësaj komune për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19

Komuna e Negotinës, për mbrojtje nga përhapja e infeksionit kovid, miratoi një sërë masash në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit komunal. U soll vendim për të ndaluar shitjen e produkteve në Tregun e qytetit nga persona të cilët nuk janë banorë të Negotinës, si dhe ndalim të përdorimit të hapësirave publike. Këto dy masa zbatohen nga sot, e shtunë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi është mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së koronavirusit në komunën tonë”, tha Toni Delkov, kryetar i Komunës së Negotinës.

Ai shpjegon se ndalimi i përdorimit të hapësirave publike vlen për parqet, fushat sportive, Memorialin në park, bankat e Sheshit të qytetit. Në Tregun e qytetit lejohet shitja vetëm e produkteve bujqësore, ndërsa ndalimi i përdorimit të hapësirave publike nuk vlen për tarracat verore të objekteve hotelerike në Negotinë, ndërsa ndalimi i përdorimit të fushave sportive është për ata që bëjnë rekreacion, e jo për sportistët. Kjo është arsyeja për të cilën Shtabi komunal i krizës kërkoi nga policia e Negotinës dhe inspektorati i tregut kontroll të intensifikuar të objekteve hotelerike në qytet si dhe nëse respektohen protokollet e punës dhe masat për mbrojtjen nga kovid-19.

Deri dje, të premten në Negotinë ka pasur 305 raste aktive, për pesë ditë të kësaj jave janë regjistruar 134 të infektuar rishtas. Dje, Shtabi komunal i krizës në Negotinë kërkoi shpalljen e orës policore në Negotinë që u refuzua sot në konferencë për shtyp nga Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, me shpjegimin se orët policore lokale nuk janë të nevojshme. Masë të tillë ka kërkuar edhe Shtabi komunal i krizës në Gjevgjeli. Ndërkohë Filipçe e përfshiu Negotinën në pesë qytetet në vend, ku numri i shtuar i të sapo infektuarve janë nga virusi britanik me mbi 70 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button