Mexhiti u takua me ambasadorin e Katarit në Shkup

Sot në Komunën e Çairit kreu i kësaj komunë mirëpriti Ambasadorin e Katarit  Mahd.Rashid Subaih.
Ky takim ishte njëhërit edhe takimi i parë zyrtar mes ketyre dy palëve.

Gjat këtij takimi u zhvilluan kryesisht biseda në kontekstin e njoftimit , duke iu bërë një përshkrim të përgjithshëm Komunës së Çairit , bashkëpunimet e kësaj komunë me komunat tjera brenda dhe jasht vendit, kështu duke krijuar hapësir bisede edhe për bashkëpunim me Komunat në Katar.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi me fushat dhe mundësitë për investim në këtë komunë, dhe nxitja e tyre nga sektori publiko-privat Katarian.

Të dya palët shprehën gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim drejt përforcimit të miqësisë mes vete si dhe krijimin e hapsirave për investime të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button