Afërdita: s’kam asgjë me DiCaprion

Modelja Afërdita Dreshaj, u kthye në ngjarjen e ditës, pas publikimit të fotografive me aktorin e famshëm holivudian, Leonardo Di Caprio.

Lidhur me të vërtetën e kësaj marrëdhënieje, Afërdita Dreshaj ka sqaruar:

“Leonardon e kam njohur në New York, përpara disa viteve. Kemi disa miq të përbashkët. Ai erdhi në Miami këto ditë, bashkë me shokët e tij, Mel Gibson dhe Bradley Cooper. Jemi shokë të mirë dhe kemi folur shumë për shqiptarët. Ai mendon se ne jemi shumë të ashpër dhe të fortë. “

Ajo ka mohuar që fotografitë të jenë bërë në ballkonin e një hoteli, siç ka mohuar edhe tradhetinë ndaj Shpatit.

“Jo, nuk ka pasur as hotel e as tradhti. Kemi qenë në një barbeque-party me më shumë se 60 vetë. Leonardo ka të dashur një modele të ‘Victoria Secret’, bionde dhe shumë sexy, quhet Erin Hawthorn,” ka thënë Dreshaj për “Gazeta shqiptare”.

E pyetur se pse ishte i zhveshur Leonardo, ajo ka thënë: “Ka qenë barbeque-party në shtëpi, siç e sqarova dhe më lart. Nuk e kam ditur që paparacët amerikanë hipnin mbi helikopterë për të fotografuar personazhet. “

Ajo ka folur edhe lidhur me qëndrimin e Shpatit për këtë situatë.

“Shpati ka folur atë ditë me Leonardon. Edhe ai e njeh atë. Madje Shpati më paralajmëroi që të kem kujdes nga paparacët, mirëpo unë e qetësova duke i thënë se festa që po bënim ishte tejet private. “

Dreshaj ka shtuar se nuk e priste një situatë të tillë, por ka thënë se megjithatë duhet mësuar me këtë tani, pasi ajo është një modele ndërkombëtare dhe do të ndodhë shpesh që ta shohim në foto ose në shoqëri me personazhe të famshme botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button