Të rinjtë e lëshojnë vendin për shkak ekonomisë, politikës, partizimit dhe korrupsionit, vlerësoi Pendarovski

Në një konferencë online, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kërkoi që të punohet më shumë për parandalimin e largimit të rinisë nga vendi, duke vlerësuar që nuk mund të ndërpritet plotësisht “ikja e trurit”, transmeton Portalb.mk.

“Duke theksuar që ikja e trurit është një process që nuk mundet plotësisht të ndërpritet, Presidenti Pendarovski në debat deklaroi që megjithatë duhet të punohet në drejtim të uljes së numrit të të rinjve që largohen nga vendi”, raportojnë nga Presidenca.

Raportohet që presidenti mori pjesë në takimin me temë “Ikja e trurit dhe gjendja me demokracinë në Evrope” nën organizimin e Rrjetit evropian të rinisë.

“Gjendja ekonomike, klima politike në shtetet e rajonit, partizimi i institucioneve dhe korrupsioni, sipas Presidentit Pendarovski, ndikojnë në vendimin e të rinjve për të ikur nga venti i tyre”, raportojnë nga Presidenca.

Ai kërkoi nga të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike dhe të kritikojnë punën e politikanëve, ndërkohë shteti duhet të krijojë politika që të rinjtë përvojën e parë profesionale ta realizojnë në vendin e tyre.

Ndryshe, në gjithë vendin, nga 101.748 qytetarë që kërkojnë punë aktivisht, të rinj të moshës deri 29 vjet janë 20.698, apo 20% nga numri i përgjithshëm që kërkojnë punë aktivisht. Në strukturën e të rinjve të papunë, më së shumti dominojnë personat që kanë kryer shkollën e mesme, edhe atë  40%, pastaj personat pa arsim dhe me shkollë fillore janë 37% në vitin 2019, ndërsa 18% e të papunëve janë me arsim të lartë, gjë që ka ndikuar edhe në largimin e kuadrit me arsim të lartë jashtë vendit.

“Vlerësimet dhe analizat nga Banka Botërore tregojnë që deri në vitin 2010 jashtë RMV-së jetojnë dhe punojnë 29.1% e kuadrit me arsim të lartë, ndërsa sipas të dhënave të fundit dhe analizës së fundit në vitin 2019 shkalla është rritur dhe është pothuaj afër 40% apo më shumë se një e treta nga kuadri me arsim të lartë”, raportuan nga Enti shtetëror për revizioni në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button