Zvogëlohet për 20% numri i filloristëve gjatë dhjetë viteve të fundit

Në Maqedoni, për dhjetë vjet, numri i nxënësve që janë regjistruar në klasën e parë të arsimit fillor është zvogëluar për 19%, gjegjësisht për më shumë se 46.500 nxënës. Në vitin shkollor 2011/2012 janë regjistruar 198.856 nxënës, ndërsa, për krahasim, në vitin shkollor 2001/2002 janë regjistruar 246.773 fëmijë, njofton organizata joqeveritare “MOST” duke u thirrur në të dhënat zyrtare për arsimin në Maqedoni.

Më konkretisht, numri i nxënësve në dhjetë vitet e fundit është zvogëluar në mënyrë dramatike, edhe atë për 46.546 fëmijë, që po të krahasohet me vitin 2007, paraqet rënie prej 10,6%.

Komunat ku më së shumti ka rënë numri i nxënësve janë: Osllomeji me 38,8%, Zajazi me 35,5%, dhe pas tij vjen Drugova me 30,8%. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button