Qindra punime të doktoraturës rezultojnë si plagijaturë

Rrezikohen titujt shkencorë të shkencëtarëve në Maqedoni, pasi zbulohet një numër i madh i doktoratave të vjedhura. Rreth 290 punime të doktoratës, janë vlerësuar si plagjiaturë, duke zbuluar kështu se një pjesë e konsiderueshme e tyre, përmban materiale të kopjuara nga punime shkencore, e jo autoriale.

Kësi zbulimi, këto ditë ka arritur të bëhet përmes sistemit kompjuterik që përdor Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Softueri të cilin përdor kjo ministri, ka analizuar punimet e finalizuara të doktoratës, duke konstatuar se numri i atyre të përshkruara ose të huazuara, është i madh. 
Pas këtij skandali në qarqet akademike, pritet që MASH të ndërmarrë masa adekuate për të gjitha punimet që nuk janë në përputhje me rregullat. Në rast se punimet në fjalë, rezultojnë si plagjiatë, institucionet arsimore dhe komisionet përkatëse, do t’u marrin titujt shkencor shkencëtarëve të cilët figurojnë si autor të veprave.

Skandale të tilla nuk janë të rralla as në vendet e Bashkimit Evropian, ku plagjiaturat e punimeve shkencore në vazhdimësi tronditin opinionin. Kohë më parë, një lajm i tillë u liferua në lidhje me ministren e arsimit të Gjermanisë, Anete Shavan, punimi i doktoratës i së cilës, u vlerësua si plagjiat. 

Edhe përskaj disa rasteve të tilla në Maqedoni, kur është vërtetuar se punimi nuk është origjinal, ende nuk ka ndodhur që titulli ti merret shkencëtarit. Megjithatë, nga MASH bëjnë të ditur se planifikojnë një fushatë që do të ndryshon këtë praktikë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button