Opozita sot bllokon Gjorçe-n

Edhe më tej vazhdon karvani i opozitës së bashkuar. Sot në mesditë, opozitarët do të nisin protestat e tyre të radhës nga lagjja Gjorçe Petrov e Shkupit, ndërsa pas gjiros së tyre rreth disa lagjeve të kryeqytetit, si zakonisht, do të përfundojnë para Qeverisë. Nënkryetari i LSDM-së, Zoran Jovanovski, sot do të prezanton qëndrimet e opozitës së bashkuar para ndërtesës së Qeverisë. 

Gjatë marshit të qetë në Demir Hisar, dje, nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev, deklaroi se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. 

“Nuk ka tërheqje dhe kthim prapa. Vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të kthejmë legjitimitetin e institucioneve. Lufta mbarë popullore do të përfundojë me sukses të madh për Maqedoninë dhe popullin i cili do shtet të lirë dhe demokratik”, është shprehur Georgiev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button