Mbështetje financiare nga 2,500 euro për të rinjtë nga gjashtë vendet e Ballkanit për zhvillimin e bizneseve

Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi janë në garë për të shfrytëzuar një nga 12 mundësit për zhvillimin e biznesit të tyre përmes mbështetjes financiar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë katër muajve të fundit, 137 sipërmarrës të rinj në 46 ekipe nga Ballkani Perëndimor kanë punuar për zhvillimin e ideve për biznese sociale. Ditëve në vijim, do të konkurrojnë pranë jurisë për përkrahje financiare dhe qasje në programin rajonal për inkubacion për t’i realizuar biznes idetë e tyre. Përgjithësisht, 12 ekipe do të përkrahen me grante prej ng 2.500€ secili”, njoftojnë nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO).

Të drejtë për shfrytëzimin e kësaj mundësie kanë të rinjtë nga mosha 18 deri 35 vjeçare, ndërsa ky është projekt tre-vjeçar që ka filluar prej 1 tetorit të vitit 2019.

“Projekti IRSS (Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Social) është zhvilluar dhe mbikëqyret nga konzorcium i formuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), GROUPE SOS Pulse, Rrjeti rinor i Evropës Juglindore (SEEYN), Instituti Francez, dhe Zyra Franko-Gjermane për Rini (OFAJ) dhe i zbatuar nga gjashtë inkubator: ARNO, Fondacioni i Gjelbër Ballkanik, Neshto Vishe, Smart Kolektiv, IEC Tehnopolis dhe Junus Biznes Social”, raportojnë nga RYCO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button