RMV, sivjet do të mbarojë gazifikimi prej Shkupi në Gostivar, për të vazhduar deri në Kërçovë, premtoi ministri Boçvarski

Ministri për transport dhe lidhje, Blagoj Boçvarski, i shoqëruar me drejtorin për Resurse nacionale energjetike, Bajram Rexhepi, premtuan se rrugët për gazifikim prej Shkupi në Gostivar dhe segmenti prej Negotinës deri në Manastir, sivjet do të jenë gati, transmeton Portalb.mk.

Ministri gjatë inspektimit të punimeve në segmentin Shkup-Gostivar, ku vlerësoi se janë realizuar 80 përqind e punimeve, paralajmëroi realizimin e projekteve të reja për lidhje me Greqinë, Kosovën dhe Serbinë.

Raportohet që gazifikimi prej Shkupi deri në Gostivar është i gjatë 80 kilometra, që do të kushtojnë 29 milionë euro, ndërsa deri më tani janë kompletuar 53 kilometra gypa nga gjithsej 86 sa pritet të jenë.

“Presim që kjo pjesë të mbarojë sivjet, kemi një terren të pastër për punë, ndërsa punimet po realizohen me dinamikë të mirë”, deklaroi Boçvarski, duke vlerësuar që edhe gazifikimi prej Negotine në Manastir do të jetë gati sivjet.

Ministri premtoi që do të fillojë edhe gazifikimi prej Velesi në Sveti Nikollë dhe prej Gostivari në Kërçovë, ndërsa Rexhepi theksoi që me këtë gazifikim, gjithë Pollogu do të ketë qasje në gazifikim.

Ndryshe, në nëntor të vitit 2020, kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrat Kreshnik Bekteshi e Boçvarski, si dhe drejtori Rexhepi, morën pjesë në kontrollin e magjistrales për gazifikim Shkup-Tetovë-Gostivar, duke vlerësuar se ky rrjet do të ofrojë çmime më të lira për qytetarët.

“Me interkonektorin me Greqinë, shteti do të sigurojë furnizim stabil dhe të vazhdueshëm me gaz, të pavarur dhe me çmime konkurruese, që është në përputhje me strategjinë tonë afatgjate për energjetike për bashkëpunim rajonal në energjetikë”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se në vitin 2021 zyrtarisht do të fillojë projekti për ndërtimin e një gazsjellësi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do të sigurojë sasi shtesë të gazit natyror nga burime të tjera me një çmim konkurrues, dhe furnizim të sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button