Vesa Luma këngëtarja më e mirë, rrëfen Big Basta

Ndërsa këngëtarja Vesa Luma shkruan në rrjetin social se ndihet shumë e lumtur në këtë kohë, i fejuari i saj Big Basta rrëfen se ajo është këngëtarja e tij e preferuar. Kjo është edhe arsyeja jo e rastësishme që reperi nga Tirana e dashuron bionden nga Prishtina – Vesa Lumën.

Big Basta për mediet në Tiranë ka rrëfyer se së shpejti do të vijë me disa krijime të reja në bashkëpunim me të dashurën e tij.

Ndërkaq, këngëtarja prishtinase  Vesa Luma  tashmë ka përfunduar këngën e saj më të re. Kjo këngë, sipas saj, është shumë më ritmike se këngët që jemi mësuar t’i dëgjojmë nga Vesa.

Kënga, të cilës tashmë është duke iu punuar videoklipi dhe pritet të lansohet shumë shpejt, do jetë në albumin më të ri të këngëtares që pritet të dal në treg këtë verë. Përveç këngëve të reja, në këtë album do të përfshihen disa këngë të mëhershme të këngëtares. 

Lajme të ngjashme

Back to top button