Argjend Beqiri: Fyerjet në baza etnike gjithmonë më kanë penguar

Ish futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë si dhe një nga legjendat e futbollit shqiptar në vend, Argjend Beqiri shprehet i shqetësuar në lidhje me situatën që po krijohet në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjeve të reprezentacionit, ku tashmë tradicionalisht dëgjohen fyerje në baza etnike ndaj shqipëtarëve të cilët janë pjesë e skudrës së Maqedonisë.

Ish futbollisti Sllogës, Araut, Renovës, Shkëndijës si dhe disa klubeve të tjera, kujton kohën kur ai mbronte ngjyrat e reprezentacionit të Maqedonisë si dhe ndjesitë personale kur nga tribuna dëgjonte sharje dhe fyerje në baza etnike nga tifozët maqedonas.

“Unë kam qenë profesionist dhe jam munduar maksimalisht qe mos ndikohem nga thirrjet që bëhen nga tribunat, por duhet të flas realisht, nuk duhet ta fsheh se fyerjet në baza nacionale më kanë prekur tepër madje ndonjëher kanë ndikuar serizisht në përqëndrimin tim në lojë dhe besoj se edhe futbollistet tjerë shqiptarë që kanë luajtur dhe luajnë për Maqedoninë kanë të njëjtin qëndrim. Të gjithë ata  që bëjnë veprime të këtilla duhet ta mendojnë se ne kemi fëmijtë tonë shqipëtarë që luajnë në kategorite e moshave të reja te reprezentacionit të Maqedonisë, prandaj ata duhet të mos ushqehen me urrejtje të këtillë dhe kur të veshin bluzën e ekipit të parë të luajnë me gjith shpirt për skuadrën,ashtu siç kemi luajtur ne, sepse ne jetojmë në Maqedoni dhe ky është vendi ynë i përbashkët” vlerëson ish futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë Argjend Beqiri.

Beqiri thekson se ndaj autorëve të këtyre ngjarjeve duhet të mirren masa urgjente ngase kjo ndikon negativisht në disponimin e futbollistëve shqiptarë gjë kjo që mund ta dëmtojë edhe përqendrimin e tyre dhe kualtetin e lojës ekipore

“Duhet  sa më shpejte të merren masa dhe të nderpriten sepse kjo ndikon negativisht në lojën e lojtarëve shqiptarë ky lloj tifozllëku është katastrofal duhet të merren masa për ato grupe ose individë shkaktarë të këtyre incidenteve sepse kjo para së gjithash është në interes të futbollit por edhe të vet kombëtares së Maqedonisë”, përfundoi ish golgeteri nga Gostivari, në prononcmimin e tij për për portalb.mk /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button