Artan Dika zgjidhet kryetar i shtabit zgjedhor të RDK-së

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë qendrore të Rilindjes Demokratike Kombëtare, me propozim të Kryetarit të RDK-së, Rufi Osmanit, Kryetar i Shtabit zgjedhor të RDK-së për zgjedhjet lokale të 24 marsit 2013 u zgjodh nënkryetari i RDK-së, Dr. Artan Dika.

Kryetari i sapozgjedhur i shtabit zgjedhor të RDK-së, do të bëjë koordinimin e aktiviteteve partiake me shtabet zgjedhore komunale të RDK-së, me qëllim të arritjes së suksesit të RDK-së në zgjedhjet e 24 marsit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button