Pushteti kalon ligje, shfrytëzon mungesën e opozitës

Pa pjesëmarjen e opozitës, pas njgarjeve të 24 Dhjetorit deputetët qeveritarë kanë votuar një numër të konsiderueshëm të ligjeve, të cilat ata i kanë sjellur me procedurë të përshpejtuar. Kjo ka shkaktuar reagime mes opozitarëve dhe ekspertëve, duke vënë në pyetje legjitimitetin e këtij institucioni ligjdhënës. Ekspertët kritikojnë veprimin e tillë. Analisti politik,  Albert Musliu, thekson se kjo me siguri dëmton legjitimitetin.

 “Gjithsesi ato ligje nuk kanë legjitimitet, sepse opozita nuk përfaqëson deputetët po përfaqëson elektoratin të cilët i kanë deleguar ata deputetë në parlament. Procedurat e përshpejtuara kur parlamenti nuk është i plotë, gjithsesi duhet të anashkalohen, të mos përdoren, sepse ajo i vjen si keqpërdorim i momentit – nuk është opozita dhe le të funksionon parlamenti si maqineri votuese. Parlamenti është institucion debativ, i ndarjes së mendimeve, prandaj për shkak të atyre fakteve, legjitimiteti i atyre ligjeve humbet.Kjo çështje nuk është e gabueshme, por nuk ka legjitimitet të plotë”, vlerëson Musliu.

Në drejtim të njëjtë janë të drejtuara edhe kritikat e profesorit universitar, Bekim Kadriu, i cili, veç të tjerash thekson se votimi i ligjeve pa pjesëmarje të opozitës mund të shkakton madje edhe pengesa në rrafshin legal.

“ Në një sistem parlamentar dhe demokratik, supozohet raport pozitë-opozitë të funskionojë, për një balansim të forcave në kuvend, por edhe jashtë kuvendit. Sjellja, miratimi i ligjeve brenda Kuvendit pa pjesëmarjen e opozitës, mund të dëmotojë sidomos legjitimitetin e ligjeve, sidomos ato ligje më të rëndësishme. Nga aspekti formal kemi ligje të cilat miratohen me shumicë të kualifikuar që e quajmë ne juristët, shumicë me dy të tretat, ose ndryshimet kushtetuese p.sh. Këto ligje dhe miratimi i tyre do të jenë problemtaik, definitivisht. Ka ligje të cilat e kanë atë shenjën ose flamurin europian. Edhe ato të cilat duhet të sillen me shumicë të dy të tretave, do të jetë problem të miratohen. Edhe nëse miratohen, supozojmë, mospjesëmarja e opozitës dëmton legjitimitetin e tyre. Por, kjo nuk është diçka e çuditshme për Maqedoninë – edhe më herët ka pasur raste kur opozita nuk ka marrë pjesë në Kuvend, edhe më herët janë miraturar ligje. Sidoqoftë, nga aspekti ligjor, aspekti legal, nuk ka pengesa derisa ato miratohen me shumicën që është e paraparë me rregullat pozitive”, deklaron Kadriu.

Lidhur me mungesën e opozitës në Kuvend dhe mospjesëmarjen e saj në proceset politikbërëse, analisti Albert Musliu, komenton edhe krziën politike. Ai është i mendimit se nuk ekziston zgjidhje tjetër përveç kompromisit mes dy palëve politike.

“Kompromisi është e vetmja mënyrë. Nëse të dy palët qëndrojnë fort në qëndrimet e veta, ato nuk mund të arrijnë kompromis. Nëse nuk arrijnë kompromis, ne do të ngelim në këtë situatë me legjitimitet të dyshimtë”

Një numër i madh i komisioneve parlamentare, në mënyrë të përshpejtuar kanë kryer pikat e rendit të ditës që nga momenti kur opozita braktisi Kuvendin. Pika të tilla, kanë  kaluar në Komisionin juridiko-ligjvënës dhe atë për system politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button