Marrëveshje mes Maqedonisë dhe Kosovës për realizimin e të drejtës së pensionit

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Spiro Ristovski dhe kolegu i tij kosovar, Nenad Rashiq sot në Prishtinë do të nënshkruajnë Marrëveshje në mes të dy qeverive për konfirmimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës së pensionit.

Me këtë marrëveshje do të mundësohet realizimi i të drejtës së pensionit të shtetasve të Maqedonisë, të cilët kanë kryer stazhin pensional në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor të vitit 1998, dhe të cilëve u mungon 15 vjet stazh pensional në Republikën e Maqedonisë dhe nuk mund ta realizojnë të drejtën e pensionit të moshës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button