Georgiev: Pushteti e tregoi fytyrën e vërtetë dhe sjelljen totalitare

“Deri sa jemi dukë bërë rezistencë, deri sa qytetarët janë në rrugë, pushteti vazhdon me befasitë e tij, duke e treguar fytyrën e vërtetë dhe sjelljet totalitare”, deklaroi Gordan Georgiev, pasi kolona e veturave u ndal para qeverisë për ta shprehur revoltën e saj ndaj pushtetit.

Ai tha se Rregullorja është vegël që sillet me konsensus, ashtu ishte edhe në kohën tonë, deri sa nuk u instalua regjimi i Gruevskit.

“Pas shkeljes së Kushtetutës dhe largimit brutal të gazetarëve dhe të deputetëve, pushteti merr guximin që pa konsensus ta ndryshojë edhe Rregulloren. Nuk do ta ndryshojmë mendimin dhe do të vazhdojmë me rezistencë edhe më të fuqishme. Me vullnet politik ka mundësi të arrihet marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Georgiev.

* * * * * * * * * * * * *

Edhe sot, vazhdon protesta e opozitarëve Maqedonas, të cilët të prirë nga LSDM-ja e Branko Cërvenkovskit, kanë ndërmarë një sërë aktivitetesh protestuese që nga ngjarjet e 24 Dhjetorit të vitit të kaluar. Sot ne mesditë, karvani opozitar do të niset nga salla sportive MZT në lagjen Aerodrom të Shkupit, do të kalon përtej bulevarit AVNOJ, drejt “Majçin Dom”, duke vazhduar në bulevardin Jane Sandanski e deri te Banka Popullore, prej ku do të vazhdojnë drej Bit Pazarit dhe komunës Çair.  

Ndërkaq, gjatë protestës së djeshme në Tetovës, lideri i LSDM-së, nga parlamenti qytetar, ka bërë thirje edhe për popullatën shqiptare, të cilëve u ka sugjëruar që ti bashkangjiten në luftën e tij kundër qeverisë aktuale.

“Këta nga pushteti thonë se Maqedonia është problem i maqedonasve. Ju gënjejnë, ju manipulojnë. Liria dhe demokracia nuk kanë ngjyra etnike. Sot e ka vështirë secili njeri në Maqedoni edhe maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, vllahët etj. Paratë që përfundojnë në xhepat privatë nuk kanë ngjyrë etnike. Maqedonia është shtet i përbashkët, problemet janë të përbashkëta dhe lufta është e përbashkët. Të kapemi dorë për dore kundër të gjithë atyre që po na e shkatërrojnë të ardhmen”, ka thënë Crvenkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button