Zgjedhje iniciojnë bashkëpunimin Meta-Dule

Zgjedhjet e 23 Qershorit, mund të ngjallin bashkëpunimin mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut. Këto të dyja, mund të jenë pjesë e koalicionit të përbashkët që do të futet në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. 

Një informatë e tillë, mund të kuptohet jo vetëm pasi që kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar se është duke shqyrtuar mundësinë për të qenë pjesë e një “Poli të Tretë”, por edhe për shkak të takimit të tij sekret, të cilin dje e ka zhvilluar me kreun e LSI-së, Ilir Meta.

 
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që nga viti 2009, është pjesë e opozitës. Kohëve të fundit, kjo parti ndien distancë nga Partia Socialiste. Këtë distancë, kërkon që të krijojë edhe LSI me Partinë Demokratike, me të cilën është duke bashkëqeverisur që nga viti 2009. 

Lajme të ngjashme

Back to top button