Maradona: Ëndërroj Napolin

Nga Dubai, Diego Armando Maradona i bën të ditur gjithë botës dëshirën e tij për t’u rikthyer në Itali, veçanërisht në qytetin që e ka adhuruar aq shumë dhe që ndihet si “Mbret”, Napolin.

“Unë nuk kam bërë asnjë vjedhje fiskale, apo mashtrim me taksat. Thjesht kam luajtur futboll dhe kaq. Ka kohë që dua të rikthehem në Itali, sidomos në Napoli, po ja që një gjë e tillë nuk më lejohet”, u shpreh El Pibe de Oro.

Deklarata e Maradonës vjen pas vendimit të Gjykatës së Napolit, e cila e ka dënuar të dëmshpërblejë agjencinë “Equitalia” me 2 mijë euro, që u shtohen atyre 40 milionë eurove që zyrat e taksave i kërkojnë argjentinasit të paguajë.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button