Shqipëria zhgënjen ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar disfatë në ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë me rezultat përfundimtar 1-2.

Kuq e zinjtë kaluan të parët në avantazh përmes Erjon Bogdanit në minutën e 25, por nuk arritën që ta ruajnë këtë rezultat deri në fund të takimit.

Futbollistët mysafirë shënuan nga një gol në të dy pjesët dhe heshtën tifozët edhe ashtu të paktë në stadiumin Qemal Stafa.

Kapiteni Lorik Cana u shpreh i zhgënjyer pas ndeshjes duke shtuar se ekipit i nevojitet më shumë punë dhe impenjim për të arritur nivelin e duhur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button