Si të rrisim mundësitë për të mbetur shtatzënë?

Heq dorë nga pilula, po më pas?

Duhet të dini se ndalimi i përdorimit të pilulës nuk sjell domosdoshmërish një rikthim imediat të ovulacionit. Kështu nuk duhet të trembeni nëse në tre muajt pasardhës nuk do të mbeteni menjëherë shtatzënë.

Zbulo datën tënde të ovulacionit
Janë pikërisht këto ditët në të cilat keni mundësinë në të lartë të mbeteni shtatzënë. Përgjithësisht ovulacioni ndodh rreth ditës së 14 – të pas fillimit të ciklit menstrual. Mund të përcaktoni dhe njiheni me ditën e saktë të ovulacionit tuaj duke matur temperaturën e trupit tuaj gjatë gjithë ciklit. Temperaturë e cila është më e lartë në ditët që pasojnë ovulacionin. Memoroni në mënyrë të saktë variacionet e temperaturës tuaj, sepse do t`ju ndihmojë të njihni më mirë ciklin tuaj dhe periudhat tuaja fertile.

Një mënyrë tjetër është edhe testi i ovulacionit që mund t’a blini në farmaci.
Duhet të keni marrëdhënie seksuale çdo tre ditë Jetëgjatësia e spermatozoidit pasi arrin në trupin e femrës është 72 orë. Në vëzhgim të kësaj, nuk është vërtetuar ende një pozicion i përshtatshëm (seksual) për të lehtësuar mbetjen shtatzënë dhe për të favorizuar një ngjitje më të mirë të spermatozoideve në qafën e mitrës.

Tregoni kujdes me ushqimin tuaj
Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme favorizon fertilitetin. Dietat hipoalergjike vërtetë arrijnë të dobësojnë trupin, por mund të kenë një impakt negativ hormonal për fertilitetin. Disa muaj përpara se të vendosni të mbeteni shtatzënë, hiqni dorë nga të gjitha dietat.
Dhe alkooli, duhani e kafeja kanë një impakt negativ në mbetjen shtatzënë.

Stinët më të mira
Fertiliteti nuk është i njëjtë gjatë gjithë vitit. Meshkujt prodhojnë një numër më të madh spermatozoidesh gjatë fillimit të stinës së Pranverës dhe në fund të stinës së Vjeshtës. Ata janë më aktivë në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës. Vjeshta dhe fillimi i stinës se dimrit duket se janë momentet më të përshtatshme për konceptimin e një fëmije.

Tregoni kujdes me farmaceutiket.
Bëni kujdes me farmaceutikët që përdoren për djegiet muskulore, pasi ata mundësojnë tkurrjen e muskujve të mitrës dhe kanë efekt negativ mbi hormonet. Pyesni gjithnjë mjekun tuaj dhe pse nuk këshillohet të merren farmaceutikë të tillë gjatë periudhës së ovulacionit.

Relaksohu!
Stresi, ankthi dhe frika se mund të mos mbetesh dot shtatzënë janë faktorë negative për konceptimin. Jepini kokë kohës: nëse sapo keni ndërprerë përdorimin e pilulës, mundohuni të dëgjoni trupin tuaj në mënyrë që të rimerrni konfidencat me ritmet tuaja natyrale.

Lajme të ngjashme

Back to top button