RDK publikon dhjetë kandidatë për zgjedhjet lokale

Gjatë një konference të shtypit në selinë e partisë, Rilindja Demokratike Kombëtare, ka shpallur kandidatët për zgjedhjet e ardhshme lokale. Siç bëjnë të ditur nga kjo parti, veç më kanë verifikuar dhjetë kandidatë, dhe atë, për komunat  e Gostivarit, Tetovës, Zhelinës, Tearcës, Bogovinës, Kumanovës, Likovës, Haraçinës, Çairit dhe Sarajit. 

Në vijim, publikojmë emrat e kandidatëve të RDK-së dhe komunat përkatëse në  të cilat do të garojnë ata, siç u bënë të ditura nga nënkryetari partisë, Artan Dika. 

1.Rufi Osmani – Gostivar
2.Izet Zeqiri – Tetovë
3.Beqir Çerkezi – Zhelinë
4.Ramadan Idrizi – Tearcë
5.Agim Rahimi – Bogovinë
6.Fatri Saliu – Kumanovë
7.Elham Ademi – Likovë
8.Fekri Bilali – Haraçinë
9.Gykten Haziri – Çair
10.Lulzim Farizi – Saraj

Sipas përfaqësuesve të RDK-së, strukturat partiake janë duke ndërmarr aktivitete të vazhdueshme për nxjerrje të kandidatëve edhe në komunat tjerat.  Ata kanë theksuar se përjashtimi i vetëm është Kërçova, ku do të mbështesin kandidatin e partisë qeveritare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button