RDK: Izet Zeqiri nuk jep dorëheqje

Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit, ka bërë të ditur se nuk do të tërheq kandidatin e tyre për kryetar komune në Tetovë, Izet Zeqiri, nga posti I deputetit. Arsyet për një gjë të tillë, siç njoftoi kryetari i kësaj partie opozitare shqiptare, gjenden në faktin se partitë opozitare nuk mund të ofrojnë eksperimente të tilla për shkak të numrit të deputetëve.

“Izet Zeqiri nuk do të jep dorëheqje nga posti i deputetit, sepse pozita e partive opozitare nuk mund të krahasohet me pozicionin e partive politike në pozitë. Objektivisht, në këtë rast ne jemi duke analizuar këtë fenomen të një morali politik në një vend ku nuk ka kurrfarë standardi dhe kriteri  demokratik në kuptim të ambientit të përgjithshëm politik. “, u shpreh kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.

Nga RDK shprehin optimizëm rreth pozitës së tyre në Gostivar dhe Tetovë. Sipas vlerësimeve të tyre, të cilat, siç theksojnë ata, bazohen në një sondazh, kandidati i RDK-së do të fiton Gostivarin në rrethin e parë. Pretendimet ekzistojnë edhe për komunat e Vrapçishtit dhe Tearcës. 

“Vlerësimet tona objektive, që bazohen në një sondazh që e presim nga një agjenci kompetente rejtingu, flasin se do ta fitojmë Gostivarin në rrethin e parë, nëse e realizojmë bashkëpunimin me partnerin tonë të vjetër, partinë demokratike turke. Gjasat tona janë që kandidati jonë Izet Zeqiri të kalon në rrethin e dytë, dhe  nëse kalon në rrethin e dytë, sigurisht fiton.  Kemi pretendime edhe në komunën e Vrapçishtit, komunën e Tearcës”, deklaron Osmani. 

Ndryshe, në lidhje me krizën politike në vend dhe paralajmërimet e opozitës për dorëzimin e mandateve, kryetari i RDK-së shprehet se ky akt gjithsesi çon drejt zgjedhjeve të parakohshme. 

“ Mendoj se nëse nuk do të arrihet një kompromis mes pozitës dhe opozitës maqedonase, do të ksiha thënë Qeverisë dhe opozitës maqedonase, ai do të jetë instrumenti I fundit I opozitës maqedonase që të inskenon dhe prodhon zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse një Parlament ku do të mungonin 44 deputetë, nuk është Parlament legjitim, pavarësisht nga versionet që I dëgjojmë nga analist dhe politikanë“,  komentojnë nga kryesia e RDK-së.

Ndryshe, Maqedonia ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme lokale, të cilat janë caktuar për 24 Mars të këtij viti. Opozita maqedonase, e cila momentalisht bojkoton Kuvendin, ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button